Vendosni fjalën kyçe....

Bleona Qereti në kopertinën e dhjetorit të “Vogue Latin America”: Look Closely – The Power of Resilience



Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bleona Qereti, është ylli i kopertinës së numrit të dhjetorit të Vogue Latin America. Revista prestigjioze e paraqet artisten në një editorial joshës, ku ajo shfaqet me një varëse të diamantesh nga koleksioni High Jewelry i Bvlgari.

Fotografuar nga Los Quien, Bleona vjen në një atmosferë ëndërrimtare dhe elegante, e stiluar nga Venus Fabbricatoredhe ekipi i The Common Room Mexico. Në editorial, ajo mban një fustan të shtëpisë ikonike të modës Maison Alaïa, ndërsa bizhuteritë luksoze të Bvlgari plotësojnë estetikën e sesionit.

Në një intervistë të detajuar për Vogue Latin America, Bleona reflekton mbi rrugëtimin e saj artistik, ndikimin e familjes dhe momentet themeltare që kanë formësuar karrierën dhe identitetin e saj publik.

Ekipi krijues i editorialit “LOOK CLOSELY – THE POWER OF RESILIENCE”:

  • Shef ekzekutiv: Karla Martínez de Salas

  • Editor mode: Vale Collado

  • Drejtor artistik: Claudia Valdeza

  • Fotograf: Los Quien

  • Stilist: Venus Fabbricatore dhe ekipi i The Common Room MX

  • Makeup Artist: Gus Bortolotti

  • Stilist flokësh: Ernesto Vargas

  • Producentët ekzekutiv: NOW Open TV dhe Ella Cepeda

Editoriali i plotë do të jetë pjesë e numrit të dhjetorit të Vogue Latin America, një tjetër arritje e rëndësishme për artisten shqiptare që vazhdon të jetë ndër zërat më të spikatur të skenës ndërkombëtare.