
NEW YORK – NEW YORK – JUNE 5: People are seen inside the UBS building in Manhattan on June 5, 2023 in New York City. (Photo by Eduardo Munoz Alvarez/VIEWpress/Getty Images)
UBS mund të kryejë shkurtime shtesë që mund të prekin deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027, sipas një raportimi të gazetës zvicerane SonntagsBlick, e publikuar të dielën, e cila nuk specifikoi burimet e informacionit.
Në reagim ndaj këtij raporti, UBS nuk e konfirmoi shifrën e përmendur, por theksoi se synimi i saj është të mbajë numrin e shkurtimit të vendeve të punës, si në Zvicër ashtu edhe në rang global, sa më të ulët që të jetë e mundur.
Banka sqaroi se reduktimi i roleve do të ndodhë gradualisht përgjatë disa viteve dhe se pjesa më e madhe e këtyre shkurtimeve do të realizohet përmes proceseve natyrore, si largimet vullnetare, daljet në pension të parakohshëm, lëvizjet e brendshme të stafit, si edhe përmes zhvendosjes së disa roleve drejt shërbimeve të jashtme (outsourcing).
UBS ka ndërmarrë tashmë shkurtime të vendeve të punës si pjesë e procesit të integrimit të ish-konkurrentit të saj, Credit Suisse, të cilin e bleu në vitin 2023.
Një shkurtim i mundshëm prej 10,000 vendesh pune do të përfaqësonte rreth 9% të fuqisë totale punëtore të bankës zvicerane, e cila në fund të vitit 2024 numëronte afërsisht 110,000 punonjës, shkruan Reuters.