
Rruga Shëngjin-Rrjoll, e përuruar këtë vit, është shembur në një pjesë të saj. Fotoja e pjesës së shembur është marrë nga faqja Ilir Ciko në Facebook.
Ai shkruan se përveç shembjes, në rrugë bien shpesh gurë që janë tejet të rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve.
Pak ditë më parë, rruga Qukës-Qafë Plloç, gjithashtu e përuruar këtë vit u shemb në një pjesë të saj, pasi një masiv shkëmbor ra sipër saj, duke e bërë të pakalueshme.
Tjetër rrugë që pësoi çarje dhe e përuruar këtë vit është ajo Ersekë-Korçë.

