
Rreth orës 00:55 të së premtes, një 37-vjeçar nga Berati, me inicialet F. T. (Xh)., është dërguar me urgjencë në spital pasi u plagos me armë zjarri në hyrje të qytetit.
I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Policia ka ngritur menjëherë grupin hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.