Vendosni fjalën kyçe....

Braçe në Kuvend: Minatorët e Spaçit meritojnë mbrojtje juridike po aq sa investitorët



Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, gjatë fjalës së tij në parlament ka ngritur shqetësimin për situatën e minatorëve në Spaç, duke theksuar se punonjësit e sektorit minerar duhet të kenë mbrojtje të garantuar juridike.

Braçe u shpreh se, ndonëse ligji i ri u atribuon investitorëve më shumë siguri juridike, kjo nuk duhet të krijojë një çekuilibër në kurriz të punëtorëve.

Ai solli në vëmendje ngjarjen e fundit në minierën e Spaçit, të cilën e konsideroi një tregues të qartë të mungesës së ekuilibrit mes investitorëve dhe punëtorëve.

Sipas tij, minatorët – qoftë shqiptarë apo të huaj – meritojnë jo vetëm mbrojtje juridike për veten, por edhe siguri të ardhurave të tyre.

“Mos krijojmë çekuilibër,” tha Braçe, “sepse në këtë sektor edhe punëtorët kanë të drejtë të flasin dhe të mbrohen.”