Vendosni fjalën kyçe....

Peleshi refuzon kërkesën e PD-së për interpelancë me Ramën për pezullimin e Ballukut


Kërkesa e Partisë Demokratike për zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama, lidhur me ankimimin e pezullimit të Belinda Ballukut në Gjykatën Kushtetuese, është refuzuar.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi theksoi se çështja është në Kushtetuese dhe duhet pritur vendimi nga ana e gjykatës.

“Objekti është aktualisht në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkesa për interpelancë urgjente sipas parashikimit kushtetues, nuk është pranuar se çështja është aktualisht në Gjykatën Kushtetuese dhe është ky organ që do të japë një interpretim përfundimtar mbi kompetencat e ndarjes së pushtetit.”, tha Peleshi.