
Ka dalë videoja e ekzekutimit të biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla në Elbasan dy ditë më parë. 43-vjeçari u qëllua sapo u fut në makinën e tij “Range Rover” në oborrin e karburantit “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij.
Në video shfaqet një person me kapuç që pasi del nga makina “Audi” qëllon me disa plumba viktimën që ndërroi jetë në vend pasi dy plumba e goditën në kokë.
Deri tani për ekzekutimin e Mëhallës janë arrestuar tre persona, Xhino Ago, ish-ortak Mëhallës, rojes së karburantit Kujtim Pisha dhe Nevzat Spaho. Në kërkim janë ende 32-vjeçari Marselo Arani dhe 35-vjeçari Armando Kola.
Makina që dyshohet se u përdor në vrasjen e biznesmenit u gjet e djegur në Mirakë të Librazhdit pak pas ngjarjes.
*Video marrë nga Shqiptarja