
Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar sot, më 30 nëntor, si pasojë e protestës së paralajmëruar nga fermerët në Greqi. Gjatë kohës së bllokimit do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.
Sipas njoftimit të Policisë Kufitare Kakavijë, informacioni është marrë nga autoritetet kufitare greke përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit. Protesta do të zhvillohet nga ora 18:00 deri në orën 22:00, sipas orës greke.
Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe u sugjeron drejtuesve të mjeteve që të planifikojnë udhëtimet e tyre në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat dhe pengesat në qarkullim.