Vendosni fjalën kyçe....

“Mirëmëngjes dhe Gëzuar Ditën e Pavarësisë,” –uron Rama



Kryeministri Edi Rama ka uruar sot festën e 28 nëntorit, Ditën e Pavarësisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë një foto nga memoriali “Nënë Shqipëri” dhe ka uruar shqiptarët.

“MIRËMËNGJES dhe Gëzuar Ditën e Pavarësisë,” shkruan Rama.

Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali.