Vendosni fjalën kyçe....

Lezhë — Përmbytet sërish lagjja “Besëlidhja”, brenda vetëm 10 ditësh



Lagjja “Besëlidhja” në Lezhë është përmbytur përsëri gjatë natës, pasi reshjet e dendura kanë përfshirë zonën, duke sjellë probleme të mëdha për banorët. Niveli i ujit ka arritur në disa centimetra lartësi, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve në rrugët kryesore.

Kjo është hera e dytë brenda 10 ditëve që lagjja mbytet nga shirat, duke shtuar shqetësimet e komunitetit për mungesën e një sistemi të qëndrueshëm drenazhimi. Banorët shprehen se çdo reshje intensive shndërrohet në problem serioz, ndërsa institucionet nuk kanë marrë ende masa për zgjidhje afatgjata.

Për momentin, nuk raportohet për dëme të konsiderueshme materiale, por situata mbetet e vështirë dhe banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për të shmangur përmbytjet e përsëritura.