Vendosni fjalën kyçe....

Berisha kundër komisioneres Kos: Deklaratë e frymëzuar nga propaganda e paguar e Ramës


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ashpër ndaj komisioneres së BE, Marta Kos, pas deklaratës së saj ku u shpreh se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri ishin “të lira dhe të ndershme”.

Berisha tha se qëndrimi i Kos është “i frymëzuar nga propaganda e paguar e Edi Ramës” dhe përbën “shkelje të rëndë të standardeve ndërkombëtare të vlerësimit të zgjedhjeve”.

“PD pas deklaratës së Kos bëri një deklaratë në të cilën e dënoi publikisht deklaratën e frymëzuar të Kos nga propaganda e paguar e Ramës, ekstremizmi politik i majtë apo dezinformomi, si një deklaratë që shkelje rëndë ligjin ndërkombëtar të vlerësimit të zgjedhjeve. PD mbetet e përkushtuar totalisht për procesin e integrimit në BE si e ardhmja më e shkëlqyer e shqiptarëve”, tha Berisha.