
SPAK po zgjeron hetimet mbi Unazën e Madhe, duke kontrolluar 7 lotet e projektit, jo vetëm lotin 4 për të cilin janë nën hetim Belinda Balluku dhe vartësi i saj, Evis Berberi. Report Tv raportoi se mes zyrtarëve ka pasur komunikime për të gjitha lotet gjatë viteve 2021-2023, të cilat ende po hetohen.
Te Unaza e Madhe, janë në verifikim të shtata lotet, ka komunikime, procedura e ndjekur për tenderat është e ngjashme, me ndërhyrje dhe mbikëqyrje, paracaktim.
Unaza e Madhe e Tiranës 28.7 kilometra, kushtoi rreth 450 milion euro. Të gjitha lotet janë fituar me shumë afër fondit limit dhe në shumicën e rasteve janë skualifiuar firmat e tjera garuese.
Burime nga SPAK thonë se pritet të tjerë të pandehur për dosjen Balluku
Përveç Unazës së Madhe, po verifikohen dhe vazhdon hetimi edhe për shumë procedura të tjera prokurorimi.