
Një shkarje dheu është regjistruar rreth orës 03:30 pranë tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Delvinë–Kardhiq. Sipas burimeve lokale, autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Në momentin e ngjarjes nuk ka pasur qarkullim mjetesh dhe nuk raportohet për dëmtime apo aksidente.
Kompania e mirëmbajtjes ndërhyri për pastrimin e dherave, duke rikthyer qarkullimin normal në rrugë.
Më herët, në aksin Qukës–Qafë Plloçë është shënuar një tjetër shkarje masive dheu, duke vënë sërish në fokus rrezikshmërinë e akseve rrugore gjatë reshjeve intensive.