
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se hyrja e tunelit të Skërficës është tashmë e pastër dhe e kalueshme. Në një postim në rrjetet sociale, ministria publikoi edhe pamje nga zona, duke theksuar se ndërhyrja e ARRSH dhe kompanisë kontraktuese të mirëmbajtjes rrugore ka rikthyer normalitetin në aks.
Postimi i Ministrisë:
“Hyrja e tunelit të Skërficës është plotësisht e pastër, pavarësisht reshjeve të dendura në zonën e Gjirokastrës dhe inertëve të shumtë që përrenjtë kanë sjellë nga malet. Është ndërhyrë menjëherë nga ARRSH dhe kompania kontraktore e mirëmbajtjes rrugore dhe hyrjet nga të dyja krahët e tunelit të Skërficës janë të pastra.”