Vendosni fjalën kyçe....

Pezullimi i Ballukut, Rama: Sa të jem unë këtu, nuk do të shihni luftëra me drejtësinë


Pas konferencës me komisioneren e BE, Marta Kos, kryeministri Edi Rama komentoi rastin e Belinda Ballukut, , duke theksuar se drejtësia është e pavarur dhe se sa të jetë ai në detyrë, nuk do të ketë luftë me drejtësinë

“Ta mbrojmë pavarësinë e drejtësisë edhe kur rëndon mbi ne në formën e një padrejtësie sipas nesh, që nuk ka të ngjashme në Europë, dhe të respektojmë kufirin tonë pa hyrë në territorin e një pushteti tjetër të pavarur. Nga ana tjetër, të gjithë duhet të bëjnë detyrën e tyre.

Është një pushtet i ri, i ndërtuar mbi një të kaluar që nuk e ndihmon drejtësinë e pavarur. Aftësitë e prokurorëve dhe gjykatësve janë pjesë e rëndësishme që duhen forcuar, dhe kjo kërkon durim dhe vendosmëri.

Sa të jem unë këtu, nuk do të shihni luftëra me drejtësinë apo akuza.

Por ka një kufi, kufirin kushtetues mes pushteteve të pavarura, dhe nëse lejojmë shkeljen e tij, kemi humbur diçka themelore për rendin kushtetues të republikës.”