
Një 36-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se i ka marrë një personi 8 mijë euro duke u hequr si gazetar i emisionit investigativ “Piranjat”.
Ai u kallëzua nga L.B. për mospublikimin e një videoje të sajuar prej personit që hiqej si gazetar.
Njoftimi
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar: në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe ndaluan shtetasin G. K., 36 vjeç, pasi1 shtetasi L. B. kallëzoi se ky shtetas, duke iu prezantuar si staf i një emisioni investigativ, i ka marrë shumën prej 8000 euro, për të mos publikuar një video të sajuar prej tij. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”