Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq, Policia apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme


Për shkak të motit të keq me reshje të dendura shiu,  Policia e Shtetit ka shtuar patrullimet dhe apelon që qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes në rrugë, me automjete, motoçikleta apo me këmbë.

Strukturat e Policisë, në bashkëpuniim me Emergjencat Civile dhe institucionet e tjera, janë në gatishmëri për ndërhyrje, ndërsa firmat kontraktore po pastrjnë rrugët e bllokuara nga gurëet dhe dheu.

Njoftimi i plotë

Nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi, që ka përfshirë disa zona të vendit, Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e shërbimeve policore dhe apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme, si dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në rrugë, me automjete, motomjete apo me këmbë.

Shërbimet e Policisë janë planëzuar me shërbim në të gjithë vendin dhe janë të angazhuara maksimalisht për të ndihmuar përdoruesit e rrugës, në raste nevoje, dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, Ministrinë e Mbrojtjes dhe institucionet e tjera, janë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast që paraqet rrezik për përdoruesit e rrugës dhe për banorët në zonat ku është parashikuar që të ketë reshje të dendura shiu.

Firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve po punojnë për të pastruar inertet e rëna si pasojë e reshjeve të dendura dhe për zbllokimin e disa segmenteve të bllokuara nga shkarja e dherave dhe e gurëve.

KUJDES‼

Shmangni lëvizjet e panevojshme dhe lëvizjet në akset që paraqesin rreziqe;

Respektoni sinjalistikën rrugore;

Moderoni shpejtësinë, mbani distancën e duhur me mjetet e tjera, mos kryeni parakalime të gabuara, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.