Vendosni fjalën kyçe....

Ndeshja me Anglinë, rrugët që bllokohen nesër


Nesër kombëtarja e Shqipërisë luan ndeshjen e fundit në grup ndaj Anglisë dhe policia ka ndërmarrë një sërë masash. Disa rrugë do bllokohen ndërsa do ketë kontrolle të rrepta të tifozëve që do hyjnë në stadium.

Nga ora 2 e pasdites së nesërme do bllokohen rrugënt e mëposhtme:

Rruga “Papa Gjon Pali II”;

Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;

Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së;

Rruga “Themistokli Gërmenji”;

Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut;

Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;

Rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;

Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;

Rruga “Skerdilajd Llagami”;

Rruga “Faik Konica”.

“Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e hyrjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.