Vendosni fjalën kyçe....

Qindra qytetarë protestë kundër ligjit për barazinë gjinore, akuza qeverisë e deputetëve të PS-së


Qindra qytetarë protestuan në sheshin “Skënderbej” kundër miratimit të ligjit për barazinë gjinore nga deputetët e PS-së në seancën e fundit në parlament.

Protesta ishte lajmëruar prej disa ditësh në rrjetet sociale nën moton “Mos ma prek familjen”. Qytetarët i kërkuan presidentit Begaj të mos e dekretoj ligjin, i cili thanë shkatërron themelet e familjes shqiptare.

Ata firmosën një peticion kundër ligjit që do i dorëzohet presidentit Begaj.

Ligji në fjalë është shoqëruar me debate të forta mes PS-së e PD-së dhe nga perfaqësues të komuniteteve të ndryshme të shoqërisë civile.