
Një zjarr ka përfshirë mesditën e së shtunës një apartament në katin e tretë të një pallati pranë rrethrrotullimit të dytë të Astirit, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës. Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë dhe arritën të vendosin nën kontroll flakët në një kohë të shkurtër.
Për shkak të tymit të dendur që u përhap nëpër shkallë dhe koridore, disa banorë në katet e sipërme mbetën të bllokuar dhe u desh ndërhyrja me shkallë e ekipeve zjarrfikëse për t’i evakuuar në mënyrë të sigurt.
Nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, policia dhe zjarrfikësja po punojnë për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.