Vendosni fjalën kyçe....

Plagosi bashkëfshatarin, shpallet në kërkim 50-vjeçari në Fier


Një person është shpallur në kërkim në Fier pasi akuzohet për plagosjen e një 40-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur në Roskovec ndërsa i dyshuari, 50-vjeçari me iniciale U.S. është shpallur në kërkim.

Njoftimi

“Fier/Plagosi me armë zjarri në këmbë një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Në fshatin Ngjeqar, Roskovec, pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi E. H., 40 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spitalin e Fierit, u largua për në banesë.

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit U. S., 50 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij.”