
Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha është thirrur sot nga SPAK për 21 Janarin.
Kreut të PD-së i është dërguar fletëthirrja në tre adresa, në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti”, në Kuvend si edhe në selinë e Partisë Demokratike për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në orën 10:00 dhe për t’u marrë në pyetje nga prokurori i çështjes Alfred Shehu si person që ka dijeni mbi vrasjen e 4 protestuesve në bulevard, të cilët u qëlluan me plumba nga godina e Kryeministrisë kur Berisha ishte në pushtet.
Kjo është thirrja e dytë e firmosur nga SPAK për ish-kryeministrin, pasi e para, e lëshuar më 3 nëntor, ishte kthyer mbrapsht pa u hapur.
Për këtë arsye, SPAK lëshoi një fletëthirrje të re me datë 7 nëntor, këtë herë në të gjitha adresat zyrtare të Berishës.