
Të hënën PD-ja e aleatët kanë thirrur protestë para parlamentit. Njoftimin e bëri kreu i PD-së Berisha i cili theksoi se njëkohësisht partia do nisë analizën në degët e saj dhe do nisë takimet me qytetarët.
“Të hënën nisim ‘parlamentin’ para Kryeministrisë. Do te jenë deputetë dhe qytetarë/ Do të nisim takimet dhe analizat, në çdo qelizë tonën. Deputetet do të jenë dhe në platformë. Në takimet e qytetarëve.”, tha ai.
Protesta kishte kohë që ishte shtruar si propozim nga Berisha dhe deputetët e krerët e PD-së në rrethe si formë rezistence ndaj qeverisë. Në takimin e fundit të kryesisë para dy ditësh u propozua edhe hyrja në grevë urie e deputetëve dhe familjarëve të tyre, gjë që u hodh poshtë tani për tani.