Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Rinas, AMP pezullon zinxhirin komandues të Forcës Operacionale


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një verifikim të brendshëm pas atentatit të ndodhur dje pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i plagosur agjenti i saj Muçi Shaljani, ndërsa u vra krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

Drejtori i AMP-së, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të Forcës së Posaçme Operacionale deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Nisur nga interesi i medias dhe ndjeshmëria e ngjarjes të ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, ku rezulton i përfshirë edhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, M.Sh, i cili ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore, AMP ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në komunikimet në vijim do të bëhen me dije rezultatet e këtyre veprimeve”, thuhet në reagim.