Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali takim me 27 ambasadorët shqiptarë në vendet e BE


Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim online me 27 ambasadorët shqiptarë të akredituar në vendet anëtare të Bashkimit Europian, me qëllim forcimin e bashkëpunimit diplomatik dhe koordinimin e veprimeve në kuadër të procesit të integrimit europian.

Në njoftimin e saj, Spiropali theksoi se ky takim shënon “nisjen e një faze të re koordinimi dhe bashkëveprimi në funksion të ofensivës diplomatike dhe kombëtare të integrimit”, duke vënë theksin tek roli aktiv i diplomacisë shqiptare në përparimin e këtij procesi.

“Me 27 ambasadorët tanë të akredituar në 27 vende të Bashkimit Europian, nisim një fazë të re koordinimi e bashkëveprimi në funksion të ofensivës diplomatike e kombëtare të Integrimit”, shkruan Spiropali.