Vendosni fjalën kyçe....

Balla apel për pjesëmarrje masive në zgjedhje: Votoni për rrugën drejt “Shqipëria 2030”



Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive dhe mbështetje për kandidatët socialistë në zgjedhjet e pjesshme lokale që po zhvillohen sot në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë një foto me vajzën e tij, Melanin, Balla thekson se qytetarët po votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj dhe për të vazhduar rrugën drejt objektivit “Shqipëria 2030” – një Shqipëri evropiane me paga dhe pensione më të larta.

“Ne socialistët shqiptarë po mbajmë zotimin tonë në zgjedhjet e majit se ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve, pagave dhe mandati i anëtarësimit në Bashkimin Europian”, deklaroi Balla.

Ai shtoi se pensionistët do të përfitojnë bonusin e fundvitit në dhjetor dhe një rritje të përvitshme që do të shtrihet çdo muaj përgjatë katër viteve të ardhshme, përtej indeksimit të zakonshëm.

“Prandaj ju ftoj të dilni masivisht dhe të votoni kandidatët tanë”, përfundon Balla në mesazhin e tij.