Vendosni fjalën kyçe....

U gjet i pajetë pranë hekurudhës Peqin–Elbasan, identifikohet viktima


Një trup i pajetë është gjetur rreth mesditës së sotme në afërsi të trasesë së hekurudhës që lidh qytetin e Peqinit me Elbasanin. Trupin e viktimës e ka zbuluar një kalimtar i rastit, i cili menjëherë ka njoftuar policinë lokale.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, shërbimi zjarrfikës dhe ai mjekësor, të cilët kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur veprimet hetimore.

Pas disa orësh hetimesh është bërë i mundur identifikimi i viktimës. Burime zyrtare bëjnë me dije se personi i pajetë është shtetasi Bujar Mezini, 67 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se Mezini ka humbur jetën për shkaqe natyrale, pasi kohët e fundit kishte pësuar një hemorragji cerebrale, e cila mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore.