Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: S’fyeva askënd, Gonzato të na tregojë direktivën e BE-së. Kundër çdo terminologjie të përkatësisë së shumëfishtë gjinore


Kreu i PD-së Berisha iu përgjigj kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, lidhur me projektligjin “Për Barazinë Gjinore” dhe reagimeve nga Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos pas deklaratave të tij ndaj ambasadorit të BE-së, Gonzato.

Berisha tha se nuk ka fyer askënd dhe i kërkoi Gonzatos të tregojë cilën direktivë të BE-së ka zbatuar. Kreu i PD-së tha gjithashtu se është kundër çdo terminologjie të përkatësisë së shumëfishtë gjinore.

“T’i përgjigjesh një shpifësi të denatyruar nuk iua vlen, por ajo që do të thëm është se nuk kam bërë asnjë fyerje ndaj asnjë ambasadori. Kam kërkuar nga ky parlament dhe jashtë parlamentit të na tregojë cilën direktivë të BE-së përdor terminologjinë e përkatësisë së shumëfishtë gjinore. Ekspertët që njoh me kanë konfirmuar se asnjëra nga vendet e BE-së nuk e kanë por kanë binaritet, fl;asin për burrë e grua. Deklaroi se jam kundër çdo forme diskriminimi e pabarazie por kundër çdo përpjekjeje për të ndryshuar binaritetin e shoqërisë, kodet e vendit, që caktojnë këtë binaritet si themel juridik të rendit kushtetues të Shqipërisë.” – tha Berisha.