Vendosni fjalën kyçe....

“Agjentët rusë, iranianë, Hezbollahu e Hamasi veprojnë në Venezuelë” – Shefja e opozitës (Video)


Fituesja e çmimit Nobel për Paqen, Marina Corina Machado dha alarmin se agjentë rusë e iranianë si dhe operativë të Hezbollahut dhe Hamasit po operojnë lirisht në Venezuelë.

Një nga dy krerët e opozitës së vendit, Machado, e cila ndodhet jashtë vendit, ka kërkuar prej kohësh që SHBA-ja të ndërhyjë ushtarakisht për të rrëzuar qeverinë e Maduros.

Shumë trupa amerikane janë vendosur në detin e AKarabieve, përballë Venezuelës ndërsa presidenti amerikan Trump e ka lënë të hapur ndërhyrjen ushtarake për përmbysjen e qeverisë së vendit amerikano-jugor.

“Prej vitesh jemi përpjekur t’i bëjmë të kuptojë botës shkallën e kërcënimit dhe shkatërrimit që regjimi I Maduros po ndërtonte dhe dëmin që ka shkaktuar në Venezuelë. Ajo me të cilën po përballemi është e tmerrshme. Agjentë rusë, iranianë, operojnë lirisht në Venezuelë. Hezbollah dhe Hamas po vendosen në vendin tonë.” – tha Machado.