Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbledh deputetët e majtë në selinë rozë në ora 19:00


Kryeministri Edi Rama, Edi Rama, ka njoftuar një mbledhje këtë të mërkurë me deputetët e Tiranës.

Mbledhja është njoftuar për në orën 19:00, në selinë e PS-së, përcjell Balkanweb.

Kjo mbledhje vjen pak orë pas takimit që Kryeministri ka zhvilluar me kryetarët e Komisioneve Parlamentare të mazhorancës dhe kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Nga ana tjetër, ky është takimi i parë i Ramës pas anulimit të zgjedhjeve në Tiranë, pas vendimit të Kushtetueses këtë të hënë.