Vendosni fjalën kyçe....

Kushtetuesja riktheu në detyrë Veliajn, Rama: S’i paskam kapur gjithë pushtetet, Tirana s’mund të trajtohet si jetime për vite me radhë


Kryeministri Rama ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Ai shkruan se vendimi fakton se ai nuk i ka kapur gjykatat ndërsa shton se duke qenë se Tirana nuk do ketë zgjedhje deri në 2027-ën, atëherë vendimi i Kushtetueses është në dispropocion më nevojat e qytetareëve të Tiranës për të pasur shërbime

Reagimi i Ramës

Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese:

1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo.

2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo.

3. Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo.

Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë, ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë.