Vendosni fjalën kyçe....

Microsoft e OpenAI arrijnë marrëveshje të re, OpenAI vlerësohet me 500 miliardë dollarë


Microsoft dhe OpenAI arritën një marrëveshje për t’i lejuar krijuesit të ChatGPT-së të ristrukturohet në një korporatë me përfitim publik, duke e vlerësuar OpenAI me 500 miliardë dollarë dhe duke i dhënë më shumë liri në operacionet e saj të biznesit.

Marrëveshja heq një kufizim të madh në rritjen e kapitalit për OpenAI, i cili ka ekzistuar që nga viti 2019, kur nënshkroi një marrëveshje me Microsoft që i dha gjigantit të teknologjisë të drejta mbi pjesën më të madhe të punës së OpenAI në këmbim të shërbimeve të shtrenjta të llogaritjes cloud të nevojshme për ta realizuar atë.

Ndërsa shërbimi i saj ChatGPT shpërtheu duke u popullarizuar, ato kufizime u bënë një burim i theksuar tensioni midis dy kompanive.

Kreu i Open AI Sam Altman nuk do marrë aksione në kompaninë e ristrukturuar, tha një zëdhënës i OpenAI, një ndryshim nga diskutimet e vitit të kaluar se ai do merrte aksione. Kompania nuk ka plane të përqendrohet në një ofertë të mundshme publike, tha zëdhënësi, shkruan Reuters.