Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka paralajmëruar për dy palë zgjedhje të parakohshme në pranverë.
Paralajmërimi vjen një ditë pasi ai nuk mundi dot të formojë qeverinë e re.
Në konferencën për shtyp ai tha se një palë zgjedhje do jenë për parlamentin e ri ndërsa një palë për presidentin e vendit
“Mbase është për të ardhur keq që, do të mund të kemi, përveç balotazhit edhe dy herë zgjedhje. Edhe zgjedhje në dimër edhe zgjedhje në pranverë sepse kur nuk arritëm që t`i bëjmë 61 deputetë për një qeveri të re, atëherë është vështirë e imagjinueshme që do të mund t`i bëjmë kollaj 80 deputetë, në pranverën e vitit të ardhshëm dhe i kemi katër muaj deri te zgjedhja e presidentit apo presidentes”, – tha Kurti, shkruan Koha.
