Qindra veshje të markave të njohura janë kapur në një konteiner në Portin e Durrësit.
Pas kontrollit, u zbuluan xhupa, xhinse, komplete sportive e bluza të ndryshme të markave Diesel, Armani e Boss, që dysohet se janë të falsifikuara.
Ngarkesa e kapur kishte soi destinacion Kosovën, ku ishin porositur nga një biznes.
Nga verifikimet rezultoi se brenda ngarkesës ndodheshin:
600 copë xhinse me logon DIESEL
200 copë xhinse Armani
400 copë xhinse Boss
103 copë tuta sportive Armani
48 copë bluza Diesel
25 copë xhupa Armani
2 copë xhupa Calvin Klein
Në bashkëpunim me njësinë përgjegjëse për pronësinë intelektuale (IPR), u verifikua se artikujt e mësipërm përfaqësojnë marka të mbrojtura, ndaj u bë bllokimi i tyre në kontejnerin përkatës, i cili është vulosur zyrtarisht pas përfundimit të kontrollit.
