
Janë mbyllur pjesët e para të ndeshjeve të treta në fazën e grupeve të Champions League, me disa skuadra që po dominojnë qartë kundërshtarët e tyre.
Në Belgjikë, Inter po udhëheq 0-2 ndaj Royale Union SG, ndërsa PSG, kampionët në fuqi të Europës, po fiton me rezultatin 1-4 ndaj Bayer Leverkusen.
Manchester City është gjithashtu në epërsi 0-2 përballë Villarreal, ndërsa Copenhagen – Dortmund po mbyllet në barazim 1-1.
Rezultatet pas 45 minutash:
Arsenal – Atl. Madrid 0-0
Bayer Leverkusen – PSG 1-4
FC Copenhagen – Dortmund 1-1
Newcastle – Benfica 1-0
PSV – Napoli 2-1
Royale Union SG – Inter 0-2
Villarreal – Manchester City 0-2
Pjesa e parë është karakterizuar nga lojë ofensive dhe efikasitet i lartë para portës, me disa skuadra që tashmë kanë hedhur hapa të rëndësishëm drejt fitores.