Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati Ulian Barjami


Avokati Ulian Barjami është vënë në pranga pas një incidenti të ndodhur gjatë një seance gjyqësore, ku ai ka kërcënuar një prokuror brenda sallës së gjyqit.

Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, Barjami shërbente si avokat mbrojtës i Maksim Likës, i njohur me pseudonimin “Suci”, një person që dyshohet për lidhje të ngushta me të shumëkërkuarin Emiljano Shullazi.

Ndërkohë, Maksim Lika ishte arrestuar së fudnmi gjatë një aksioni blic të Policisë në Elbasan, i cili kishte si objektiv goditjen e elementëve të botës së krimit në këtë qytet.