Vendosni fjalën kyçe....

Trump bën thirrje për fundin e luftës në Ukrainë: Mjaft më me gjakderdhje, shkoni në shtëpi në paqe



Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një thirrje të fortë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke iu drejtuar si presidentit Volodymyr Zelensky, ashtu edhe presidentit rus Vladimir Putin. Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se është koha që të dyja palët “ta ndalojnë vrasjen dhe të bëjnë një marrëveshje”.

“Takimi me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ishte shumë interesant dhe miqësor, por i thashë atij – ashtu siç i kam sugjeruar fort edhe presidentit Putin – se është koha të ndalet vrasja dhe të arrihet një marrëveshje! Mjaft më me gjak, me kufij që përcaktohen nga lufta dhe guximi. Duhet të ndalen aty ku janë. Le të shpallin të dy fitore, dhe historia të vendosë!”, shkroi Trump.

Në deklaratën e tij, ai shtoi se “mijëra njerëz po masakrohen çdo javë” dhe se “duhet t’i japim fund kësaj gjëje”.

“Mijëra njerëz po masakrohen çdo javë — MJAFT MË! Shkoni në shtëpitë tuaja, pranë familjeve tuaja, në paqe!”, theksoi Trump.


Sipas tij, kjo luftë “nuk do të kishte nisur kurrë nëse ai do të ishte president”, duke përsëritur qëndrimin e tij se administrata e tij do të kishte shmangur konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës.