
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë njoftuar se kanë zhvilluar një operacion ajror në zonën Khirbat Selem në jug të Libanit, ku është eliminuar një operativ i Hezbollahut. Sipas zëdhënësit të IDF-së, i dyshuari ishte i përfshirë në përpjekjet për të rikthyer kapacitetet ushtarake të grupit në këtë zonë, përcjell YNetNews.
Operacioni u krye me avionë të Forcave Ajrore dhe u drejtua nga Divizioni i 91-të.
Po ashtu, IDF bëri të ditur se rezervistë nga Brigada “Alon” kanë shkatërruar një strukturë ushtarake të Hezbollahut që paraqiste rrezik për trupat izraelite.
Përplasjet ndërmjet IDF-së dhe Hezbollahut janë intensifikuar javët e fundit, në sfondin e tensioneve të shtuara në kufirin veri-lindor të Izraelit me Libanin.