Aparatura e mamografisë në spitalin Onkologjik në QSUT është jashtë funksionit prej disa ditësh.
Kjo ka bërë që shumë gra që paraqiten për kontrolle mjekësore në spital të mos e marrin shërbimin duke bërë thjesht eko të gjirit, shkruan Shqiptarja.
Nuk ka ende asnjë informacion se kur do rregullohet pajisja tejet e rëndësishme.
Defekti në aparatin e mamografisë vjen teksa jemi në muajin tetor, i njohur si Tetori Rozë, që u kushtohet grave të cilat nxiten të kryejnë kontrolle të hershme për parandalimin e kancerit të gjirit.
