
Efektivët e Komisariatit nr. 3 në Tiranë kanë shoqëruar 61-vjeçarin Leonard Nikolli, i cili mesditën e sotme ka hyrë në zyrat e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Tiranë dhe ka kërcënuar me jetë drejtuesin e institucionit, Klajdi Meçi.
Sipas burimeve, Nikolli është shprehur sapo ka hyrë në ambientet e institucionit: “Jam i armatosur, ku është drejtori se do ta vras?” Ai ka shtuar më pas se “do t’ia bënte njëlloj si gjyqtarit Astrit Kalaja”.
Pas incidentit, drejtori i IMT-së ka bërë kallëzim në polici, duke deklaruar se 61-vjeçari e kishte kërcënuar dhe pretenduar se mbante armë.
Gjatë marrjes në pyetje, Nikolli është justifikuar duke thënë se ka pasur konflikte të vazhdueshme për çështje pronësie dhe për këtë fajësonte institucionin e IMT-së.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa vijojnë procedurat për arrestimin e 61-vjeçarit.