Vendosni fjalën kyçe....

Influenceri anti-establishment themelon partinë e re të djathtë në Spanjë


Një parti e re e djathtë, anti-establishment ka hyrë në peizazhin politik të Spanjës, me një eurodeputet dhe influencues të shquar në krye. Alvise Perez, i cili ka kritikuar më parë mbështetjen e BE-së për Ukrainën.

Ceremonia e prezantimit për ‘Se Acabó la Fiesta’ (Festa Mbaroi) u zhvillua në Madrid të dielën, duke shënuar transformimin zyrtar të asaj që kishte qenë një grup elektoral në një parti.

Sipas organizatorëve, rreth 5,000 njerëz morën pjesë në tubimin përurues, ku Perez përshkroi qëllimin e partisë për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2027 dhe për t’i dhënë fund “sistemit të korruptuar të partive” në Spanjë.

Youtuber-i u zotua të kryejë “dëbimin masiv më të madh të emigrantëve në historinë e fundit spanjolle,” nëse votohet në pushtet, duke argumentuar se “rrugët nuk janë më të sigurta” në vend.

Për më tepër, Perez premtoi se do ndiqte shembullin e presidentit të Salvadorit Nayib Bukele dhe do të krijonte një “burg të stërmadh” për kriminelët përsëritës, i cili nuk do kishte “palestra dhe pishina.”

Influencuesi i kthyer në politikan bëri gjithashtu thirrje për ndëshkime më të ashpra për zyrtarët e korruptuar dhe taksave më të ulëta për familjet me fëmijë dhe personat me të ardhura të ulëta, shkruan Rt.

Për të trajtuar “mashtrimin zgjedhor,” i cili, sipas udhëheqjes së partisë, e pllakos sistemin politik spanjoll, ‘Festa Mbaroi’ synon të prezantojë një “softuer të ri të mundësuar nga Inteligjenca Artificiale” për të kryer një numërim alternativ të votave.

Ekziston tashmë një parti e madhe e krahut të djathtë në Spanjë, Vox. E themeluar në vitin 2013, ajo ka parë fitore të qëndrueshme në zgjedhjet e njëpasnjëshme që atëherë. Në korrik, partia u zotua të dëbojë tetë milionë emigrantë të paligjshëm nëse zgjidhet në pushtet.

Në vitet e fundit, partitë e krahut të djathtë kanë qenë në rritje në vende të shumta të BE-së, duke përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Francën.