Presidenti amerikan Trump shënjestroi disa prej krerëve të vendeve të cilët ndodheshin sot në Egjipt në samitin që i jep fund lufrës në Gaza, ku u nënshkrua faza e parë e marrëveshjes së paqes së ndërmjetësuar prej tij.
Gjatë një deklarate për mediat, Trump tha se ka disa krerë shtetesh të cilët nuk i honeps dot, pa i emërtuar.
“Unë njoh shumë prej jush prej shumë kohësh, jeni njerëz të mrekullueshëm. Kam disa që nuk më pëlqejnë në veçanti, por nuk do ua them se kush janë. Kam disa në të vërtetë që nuk më pëlqejnë fare, por nuk do ta zbuloni kurrë kush janë. Ndoshta do ta zbuloni, kush e di.” – tha Trump.
Në samit morën pjesë përveç Trump, kryeministri britanik Starner, presidenti francez Macron, kancelari gjerman Merz, kryeministrja italiane Meloni, kryeministri spanjoll Sanchez, presidenti turk Erdogan, kryeministti grek Mitsotakis, kryeministri kanadez e shumë krerë shtetesh.
