Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje në Bathore, plagosen pesë persona në konflikt me thika



Pasditen e së dielës në zonën e Bathores ka ndodhur një përplasje mes disa personave, ku si pasojë janë plagosur pesë persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në zonën e Pedonales së Bathores.

Sipas Policisë së Shtetit, konflikti dyshohet të jetë mes disa të miturve dhe ka nisur për motive të dobëta. Gjatë përplasjes, pesë të rinjtë kanë marrë dëmtime të lehta, të shkaktuara me thikë. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 5 kanë shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të konfliktit.

Autoritetet pritet të bëjnë publike detaje shtesë pas përfundimit të hetimeve fillestare.