
Pritja për ndeshjen Serbi-Shqipëri ka marrë fund! Në orën 20:45 fillon sfida e fortë mes dy ekipeve, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Pak minuta më parë janë publikuar formacionet zyrtare të dy skuadrave.
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka vendosur të dalë në fushë me më të mirët për të kërkuar fitoren e rëndësishme.
Nga ana tjetër, Serbia përballet me mungesa të rëndësishme, që kanë detyruar trajnerin Dragan Stojkoviç të bëjë disa ndryshime në formacion.
Formacionet zyrtare:
Serbia: Petroviç, Erakoviç, Veljkoviç, Pavloviç, Zhivkoviç, Maksimoviç, Stankoviç, Kostiç, Samarxhiç, Vlahoviç, Mitroviç
Trajner: Dragan Stojkoviç
Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Shehu, Laçi, Asllani, Broja, Manaj, Uzuni
Trajner: Sylvinho
Ndeshja pritet të jetë e fortë dhe emocionuese, ndërsa të dyja ekipet synojnë fitoren për të marrë avantazhin në garën për Botërorin.