Vendosni fjalën kyçe....

U dorëhoq para një jave, Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër


Presidenti francez Macron emëroi të premten Sebastien Lecornu si kryeministër, duke e riemëruar atë pasi dha dorëheqjen nga posti në fillim të kësaj jave. Macron shpreson se besniku i tij do arrijë të sigurojë mbështetje të mjaftueshme nga parlamenti thellësisht i ndarë për të miratuar buxhetin e vitit 2026.

Duke emëruar Lecornu-n, Macron, rrezikon të tërheqë zemërimin e rivalëve të tij politikë, të cilët kanë argumentuar se mënyra më e mirë për të dalë nga kriza politike më e thellë e vendit në dekada ishte që Macron ose të mbante zgjedhje të parakohshme parlamentare, ose të jepte dorëheqjen.

Detyra e menjëhershme e Lecornu-s do jetë dorëzimi i një buxheti në parlament deri në fund të së hënës. shkruan Reuters.

“Unë pranoj misionin që më është besuar nga Presidenti i Republikës për të bërë gjithçka të mundur për t’i siguruar Francës një buxhet deri në fund të vitit dhe për të adresuar çështjet e përditshme të bashkëqytetarëve tanë,” shkroi Lecornu në X.

“Ne duhet t’i japim fund kësaj krize politike që i zemëron francezët dhe kësaj paqëndrueshmërie që dëmton imazhin dhe interesat e Francës.”