Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr pranë Gjirit të Gramës, ndërhyrja e zjarrfikësve në terren të vështirë



Një vatër zjarri ka përfshirë mbrëmjen e së shtunës zonën e Shën Andreas, afër Gjirit të Gramës dhe Palasës. Flakët kanë marrë përmasa në një sipërfaqe të madhe me shkurre, ndërsa era po ndihmon përhapjen drejt Karaburunit.

Dy mjete zjarrfikëse nga Orikumi dhe Vlora, me 10 punonjës, kanë mbërritur në vendngjarje, por terreni i vështirë po e bën ndërhyrjen shumë të vështirë. Forcat zjarrfikëse janë ende në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa shpresohet që brenda natës zjarri të vihet nën kontroll.