Vendosni fjalën kyçe....

Dështon mbledhja Komisionit Rregullator të KQZ-së për zgjedhjet


Mbledhja e Komisionit Rregullator në KQZ dështoi sot për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy përfaqësues të Partisë Demokratike nuk morën pjesë.

Kryetarja e komisionit njoftoi se përfaqësuesit e PD-së kishin kërkuar shtyrjen e mbledhjes për ditën e hënë në orën 17:00, duke argumentuar nevojën për më shumë kohë për të studiuar katër projekt-aktet dhe për të shqyrtuar situatën ligjore.

Si pasojë, në mbledhjen e sotme ishin të pranishëm vetëm tre anëtarë, duke bërë që mbledhja të mos zhvillohej.