Vendosni fjalën kyçe....

IMT zbarkon në Kombinat, pritet shembja e disa objekteve


Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka zbarkuar sot në zonën e Kombinatit, ku ka nisur aksionin për shembjen e disa objekteve që shërbenin si biznese.

Pronarët e godinave kanë kundërshtuar vendimin, duke pretenduar se posedojnë vendime gjykate dhe dokumentacion të rregullt që vërteton ligjshmërinë e ndërtimeve të tyre, raporton BW.

Ata janë mbledhur përpara bizneseve të tyre, ku po debatohen me forcat e policisë dhe punonjësit e IMT-së që po zbatojnë urdhrin e prishjes.