
Shefja e kabinetit të kryeministrit Edi Rama, Vali Bizhga, ka dhënë dorëheqjen, raporton Shqiptarja.com.
Ajo është zëvendësuar në detyrën e shefes së kabinitetit të kreut të qeverisë nga Vilma Premti, më herët shefe e kabinetit të Holta Zaçajt, kryetares së Gjykatës Kushtetuese.
Bizhga ka qëndruar pranë administratës së Edi Ramës që prej kohës kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës. Ajo ka mbajtur një profil të ulët publik, ndërsa është konsideruar krahu i djathtë i kryeministrit.
Ajo mori postin e drejtoreshës së kabinetit të Këshillit të Ministrave në vitin 2013. Në atë kohë, siç e zbuloi vetë Rama, Bizhga kishte kaluar një betejë të vështirë me kancerin, por kishte arritur ta fitonte atë.
Sa i përket Vilma Premtit, ajo prej shkurtit të vitit 2022, ka qenë Drejtore e Kabinetit të Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.