
Marrëveshja e arritur e bën Google-in kompaninë e fundit nga “gjigantët e teknologjisë” që zgjidh paditë e Trump, të cilat ai i ngriti në korrik 2021, duke akuzuar platformat për censurimin e paligjshëm të pikëpamjeve konservatore. Meta dhe X (ish-Twitter) kanë pranuar gjithashtu të paguajnë këtë vit për të mbyllur çështjet gjyqësore, shkruan Reuters.
Sipas dokumenteve të dorëzuara në gjykatë, 22 milionë dollarë nga shuma do të transferohen në emër të Trump te organizata jofitimprurëse Trust for the National Mall, e cila është angazhuar për ndërtimin e një salle të madhe ceremoniale me vlerë 200 milionë dollarë në Shtëpinë e Bardhë.
Projekti, me sipërfaqe mbi 90 mijë metra katrorë, pritet të përfundojë përpara mbarimit të mandatit aktual katërvjeçar të Trump, që skadon në janar 2029.